EKSKLUZIVE/ Tjetër shenjë largimi, Kukësi gjobit sulmuesin

Kukësi po përgatitet për një ndeshje shumë të vështirë. Edhe pse rezultati 5-2 në ndeshjen e parë me Torpedon lë shumë pak vend për shpresë, kuksianët besojnë se kanë mundësi për të për të bërë një përmbysje të madhe, për të kaluar në turin e “play-off” të Europa League-s.

Normalisht që situata pas atij rezultati nuk është shumë e mirë, edhe pse stafi teknik ka menduar që të mos i kritikojë shumë lojtarët, për faktin se do luhet dhe ndeshja e kthimit. Me të përfunduar aventura europiane, pritet që të ketë largime nga Kukësi. Emri që është lakuar prej kohësh është ai i Sebino Plakut. Sulmuesi me shumë gjasa do të rikthehet tek Kamza, por ka kontratë deri në fund të Kupave të Europës.

“SportEkspres.com” zbulon se ka pasur një tjetër sinjal që tregon se raportet mes palëve janë ftohur. 33-vjeçari ka humbur një nga fluturimet që i kishte rezervuar klubi, por kjo i ka kushtuar shtrenjtë sulmuesit, pasi ka marrë një rrogë gjobë. Plaku ka një pagë prej 4 mijë eurosh, por ka mjaftuar vetëm vonesa për të arritur fluturimin që rroga e një muaji të ikë. Kukësi ka marrë masën menjëherë duke i paraqitur gjobën lojtarit e cila duhet thënë se është mjaft e kripur. Të gjithëve i ndodh që të humbasin fluturime, por lojtarët e Kukësit duhet të mendohet mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *