Ekskluzive: Teuta gjen golashënues në Mal të Zi

0

Teuta ka kohë që e ka nisur merkaton verore, për shkak se do të marrë pjesë në Europa League, ndaj skuadra është thuajse e plotë.

Trajneri Bledi Shkëmbi ka pasur prioritet kohët e fundit gjetjen e një sulmuesi cilësor, pas largimit të Latif Amadu dhe Vajushit, çka ka bërë që në sulm të mbetet vetëm Bushiç.

Edhe sulmuesi kroat do të largohet pas përfundimit të aventurës në Europa League, sepse klubi nuk ka ndërmend të rinovojë me të, i zhgënjyer nga rendimenti i ulët në gjysmën e dytë të sezonit të mbyllur pak javë më parë.

SPORTEKSPRES.COM mëson se tashmë, pas shumë emrash të kaluar në sitë, Shkëmbi ka dhënë OK për një sulmues të huaj, i cili është tashmë në Tiranë.

Bëhet fjalë për malazezin Darko Nikaç, 28-vjeçar, i cili prej janarit luajti për Iskran në Mal të Zi dhe pati një rendiment mahnitës, me 12 gola në 17 ndeshje, duke u bërë ndër shënuesit më të mirë në kampionatin fqinj.

Nikaç ka luajtur shumicën e karrierës te Buduçnost, por ka provuar edhe kampionatet hungareze, indiane e së fundi në Uzbekistan.

Kostoja e sulmuesit është e pranueshme, sepse pritet të firmosë për për rreth 40.000 euro në sezon.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.