EKSKLUZIVE: Takaj do Mazrekajn, e “konfirmon” Shkëmbi

0

Sfida më e nxehtë e sezonit aktual të Superligës, Skënderbeu – Partizani, do edhe pak ditë të zhvillohet, por që sot nis “gara” e parakohshme dhe nuk bëhet fjalë për deklarata, por për veprime të së ardhmes së afërt. Gazeta “Sport Ekspres” në numrin e sotëm ka si artikull kryesor në faqen e parë një zbulim ekskluziv të merkatos së Skënderbeut. Numri 1 i klubit korçar, Takaj, ka një dëshirë të madhe për mesfushën ofensive. Ai është ylli i Partizanit, Mazrekaj. Takaj e ka menduar mesfushorin kosovar si pasuesin ideal të Berishës, i cili pritet të largohet nga kampionët e Shqipërisë. Sipas burimeve të ndryshme të gazetës, presidenti i Skënderbeut është i gatshëm të ofrojë një çek të bardhë (çfarëdolloj shifre që do Partizani) për Mazrekajn, pasi e sheh edhe si një mënyrë për të dobësuar kundërshtarin direkt.

Reagimi i Dervishit – Drejtori sportiv i Partizanit, Dervishi, ka reaguar para pak minutash në emisionin “Ora Skaner” lidhur me lajmin e publikuar në orët e vona nga “Sport Ekspres” nëpërmjet faqes së parë, lexuar nga gazetari Çarçani. “Skënderbeu nuk ka asnjë shans për të marrë lojtarin tonë”, – theksoi Dervishi mjaft i revoltuar. “Edhe sikur Takaj të na ofrojë gjithë premion e kualifikimit në Champions League, nuk e shesim”, – garantoi ai.

Reagimi i Shkëmbit – Lajmin e gazetës u duk sikur e “konfirmoi” kapiteni i Skënderbeut, Shkëmbi. Ky i fundit u pyet drejtpërdrejt se ç’mendon për këtë transferim të mundshëm. Përgjigjja e tij qe kjo: “E pranoj se nëse ka një lojtar që mund të zëvendësojë Berishën, ai është Mazrekaj. Por, besoj se kjo është shumë e vështirë të ndodhë. Berisha është akoma një lojtar i Skënderbeut.”

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image