Ekskluzive/ Superiorja mund të krenohet me tjetër prodhim, zbulohet kampionati i njohur nga kërkohet Myrto Uzuni

Merkato e janarit duket të jetë vendimtare edhe për karrierën e Myrto Uzunit. Sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer te Lokomotiva e Zagrebit përgjatë gjithë kësaj kohe. Tashmë ky futbollist është gati për të bërë hapin e madh.

“Sport Ekspres” mëson nga burime të sigurta se Uzuni kërkohet nga një ekip i La Ligas. Gjithçka pritet të qartësohet dhe mësohet më shumë në javën e ardhshme se për skuadër bëhet fjalë. Pikërisht në atë kampionat nga kërkohet edhe Odise Roshi.

Padyshim që nëse marrëveshja do të mbyllej me sukses, atëherë Superiorja do të krenohej me një tjetër prodhim të saj që brenda pak kohësh arrin në elitën e futbollit europian. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *