Ekskluzive/ Seferi e thotë hapur: Ftesa e Shqipërisë? E prisja deri në fund të karrierës

Një nga risitë e trajnerit Reja në listën e publikuar për dy ndeshjet e radhës së Shqipërisë, ishte edhe Taulant Seferi. Një lojtar që e kishte dëshmuar në shumë raste dashurinë e tij të madhe për fanellën kuqezi.

Maqedonia e Veriut po interesohej vazhdimisht për të, por nuk kishte asnjë dyshim për t’iu bashkuar Shqipërisë. Kjo ndodhi dhe lumturia e madhe përshkroi gjithë familjen dhe të afërmit e Taulant Seferit, pa harruar edhe vetë protagonistin. Në një prononcim për “Sport Ekspres”, sulmuesi është shprehur se këtë ftesë do ta priste deri në fund të karrierës nëse do të ishte e nevojshme:

“Sigurisht që të emocionon, pas telefonatës që kam marrë nga Federata, kam marrë në telefon familjen time. Të gjithë janë lumturuar. Kombëtarja është një dhe do e kisha pritur ftesën po të ishte nevoja deri në fund të karrierës. Është hera e parë dhe do mundohem të jap më të mirën. Disa prej lojtarëve i njoh shumë mirë, por do të kuptohem edhe me gjithë pjesën tjetër”, ka thënë Seferi. /Sport Ekspres/