Ekskluzive/ Për t’u shënuar në histori, ja sa para do grumbullohen nga biletat te Partizani-Tirana

Shumë derbi janë zhvilluar mes Partizanit dhe Tiranës, por ajo e nesërmja, do të shënohet në historinë e futbollit shqiptar. Pasqyrimi ka nisur që në ditën e sotme, atje ku duhej të mbahej radha e gjatë për të siguruar një biletë për këtë përballje.

Deri në orën 18:00 janë shitur 15.000 bileta dhe numri është duke u rritur frikshëm. Por sa do të ardhura do të vijnë nga shitja e biletave? Nga ajo që mësojmë, bëhet fjalë për një shifër që prek në rastin “më të keq”, 180 milionë lekë të vjetra. Pra më e keqja që mund të vijë në mbrëmjen e nesërme, është më e mira që ka ardhur deri tani nga një ndeshje e Superiores.

Një shifër e jashtëzakonshme e fitimeve dhe këtu “Air Albania” jep frytet e para për futbollin shqiptar, me klubet që nëse arrijnë të mbushin stadiumin, marrin fitime marrëmëndëse, në krahasim me ato që kanë fituar deri tani. Megjithëse rasti te Partizani-Tirana do të jetë disi më i veçantë, pasi një pjesë e këtyre fitimeve pritet të shkojnë edhe për njerëzit e prekur nga tërmeti. /Sport Ekspres/