Ekskluzive/ “Nuk po them u harrua, por është kaluar”/ Muça i uritur ndaj Partizanit: Tani vlen edhe më tepër

0

Gent Muça është rikthyer dhe Tirana merr frymë si më parë. Në të vetmen ndeshje që mungojë ky futbollist për arsye gripale, bardheblutë do të ndaleshin në barazimin 1-1 ndaj Skënderbeut. Siguri e madhe për prapavijën, ndërsa edhe ndaj Kukësit ishte lojtari më i dalluar në fushë.

Menjëherë pas asaj ndeshje, Muça ka folur për “Sport Ekspres”. Atje është prekur edhe derbi me Partizanin, ku mbrojtësi nuk mund të ndihet i ngopur me atë fitore në ndeshjen e fundit, por do të fitojë sërish ndaj të kuqëve.

“Nuk është se u largova shumë nga Tirana, isha vetëm në gjendje gripale. Tirana ka shumë lojtarë me eksperiencë, nuk është vetëm çështje te Muça apo te ndonjë tjetër. Kurdoherë që të na thërras trajneri, ne do të luajmë. Vangjeli u thirr për në qendrën e mbrojtjes, më para ka luajtur edhe Hoxhallari, ndërsa Osmani është dëmtuar dhe ishte i pafat. Prandaj nuk po arrin të rikthehet dhe të integrohet me grupin.

Do të isha i padrejtë nëse shprehesha se Kukësi që ne fituam kishte vetëm sulmin. Ata kanë shumë lojtarë të mira edhe në pozicionet e tjera, por me sulmin bëjnë diferencën. Sa i përket Egbos, është dikush që na njeh shumë mirë dhe ka marrë më të mirën prej nesh, më tepër se trajnerët e mëparshëm. Ai po i vendos lojtarët në pozicionin e duhur natyral dhe ky është sekreti.

Derbi? Ka ende kohë. Derbi i parë nuk po them që është harruar, por është arkivuar. Ky derbi vlen akoma edhe më tepër. Gjithçka do e marrim shtruar dhe me qetësi, ashtu si e bëjmë gjithmonë”, ka thënë Muça. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.