Ekskluzive/ “Nisu për Tiranë”, lëvizje edhe për Taulant Seferin te lista e Kombëtares

Teksa na mbeten edhe pak orë nga publikimi i listës së Shqipërisë për dy ndeshjet e ardhshme, kundër Andorrës dhe Francës, ka ndryshime të minutës së fundit. Pas thirrjes së Myrto Uzunit, “Sport Ekspres” konfirmon edhe një lëvizje të re për Taulant Seferin.

Ky i fundit ishte në listën e pritjes të Kombëtares dhe do të qëndronte në Zvicër gjatë kësaj periudhe. Por sipas asaj që mëson “Sport Ekspres” nga familjarët e Taulant Seferit, një mesazh ka mbërritur gjatë orëve të fundit për t’i komunikuar lojtarit se duhej të nisej për Tiranë pasi do të grumbullohej nga Reja. /Sport Ekspres/