Ekskluzive/ Nga një dënim i mbyllur te një tjetër, Jashanica: Përgjigje pozitive për Skënderbeun, më e keqja ka kaluar tani

0

Nga një dënim i mbyllur për Bajram Jashanicën, por tashmë kërkohet një tjetër zgjidhje për Skënderbeun. Mbrojtësi i njohur në Superiore do të kthehet në fushë, ndërsa tani shpresohet se korçarëve do t’u hiqet dënimi që mbahet ende në fuqi dhe do të kenë të drejtën për të luajtur në Kupat e Europës.

Ndërkohë në një intervistë për “Sport Ekpres”, Jashanica ka folur edhe për momentet e përjetuara gjatë gjithë kësaj kohe, teksa “këmbët i hanin”, por nuk mund të shkelte dot fushën e blerë. E megjithatë, asnjëherë nuk ka menduar që të lërë futbollin.

Pyetja e parë që vjen menjëherë është sa e vështirë ka qenë për ty gjithë kjo periudhë e gjatë për të qenë jashtë fushave të blerta?

Normalisht që ka qenë një periudhë shumë e errët për mua, këto dy vite, që të mos luajë. Ka qenë shumë e vështirë por falë Zotit ajo më e keqja ka kaluar dhe nuk dua ta mendoj më se dua të shoh përpara. Tani nuk dua që të kthejë kokën pas për ato të këqijat.

Ke menduar ndonjëherë gjatë kësaj kohe ndoshta edhe për të hequr dorë, apo ke qenë mjaftueshëm i motivuar për ta kaluar këtë pengesë të madhe dhe për t’u kthyer më i fortë?

Jo përkundrazi, jam munduar që të jem edhe më i fortë, nuk e kam menduar fare që lë futbollin dhe t’i them “Stop”. Kam një karakter të fortë dhe besoj se ia kam dalë deri tani, nromalisht që kam shumë sfida para dhe të vazhdoj më tutje.

Në merkaton e janarit u përfol shumë edhe për një interesim të Kukësit. Vetë Jashanica, kishte mëdyshje?

Po e kam thënë edhe më herët që kam pasur disa oferta, si këtu, por edhe në Kosovë dhe Maqedoni. Vendosa që të jemë pjesë e Skënderbeut edhe për 6 muaj. Tani për tani do të jem pjesë e Skënderbeut dhe do të arrijmë objektivat që kemi, do jap maksimumin për këtë.

Nga një dënim i kaluar, tek një tjetër që e gjen në proces. Ke besim se problemi do të zgjidhet edhe me Skënderbeun sa i përket Europës?

Për rastin tim nuk dua ta mendojë më gjatë atë që ndodhi. Sa i përket Skënderbeut, besoj se do jetë përgjigje pozitive për ne që të marrim pjesë në Kupat e Europës. Kemi shpresë se do jetë vendimi i duhur dhe i drejtë për objektivat që kemi.

Sa e ndien vetë gati për t’u kthyer si më parë në elitën e futbollit shqiptar? Mund të synohet sërish përfaqësimi i Kosovës?

Po të them të drejtën mezi kam pritur që të kthehem. Që nga 4 janari që kemi nisur fazën përgatitore kam dhënë maksimumin në stërvitje dhe të jem në formë të mirë fizikë. Është e vështirë që të mos luash për dy vite dhe të kthehesh direkt aty ku e kam lënë. Po besoj se do kthehem shpejt si më para. Normalisht që dëshira ime është që të jem prapë pjesë e Kombëtares së Kosovës dhe kur trajneri do e shoh të arsyeshme që të jem pjesë e saj, unë jam gjithmonë gati. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.