Ekskluzive/ Nga akademia në Tiranë te Barcelona, Gjika: E kam takuar edhe Ansu Fatin!

Futbolli në Shqipëri po bën hapa të mëdhenj në tërësi. Nuk bëhet fjalë vetëm në rritjen e nivelit të Kombëtares, që nëse me parë nuk kishte asnjë shpresë kualifikimi dhe renditej në vendet e fundit, tani shihet si “dështim” edhe vendi i tretë.

Por rritja nis që baza, atje ku edhe lind futbolli, pra e ardhmja. Akademitë në Tiranë janë shtuar në vitet e fundit dhe pikërisht aty prodhohet brezi i së ardhmes që do të mbajë Shqipërinë. Një prej këtyre akademive me prodhime cilësore dhe që po nxjerrë lojtarë të prespektivës është “Etien Academy” që drejtohet nga Denis Lila.

Një prej lojtarëve të saj ka shkuar në akademinë e Barcelonës. Bëhet fjalë për Elidion Gjikën dhe që është vetëm në moshën 11-vjeçare. “Sport Ekspres” ka komunikuar me djaloshin e vogël, që teksa shpreh vlerësimet e mëdha për vendin ku ka qenë pjesë në Shqipëri, ka rrëfyer paksa edhe ambientin e ri në Spanjë dhe takimin me talentin 16-vjeçar që debutoi te Barcelona, Ansu Fatin.

“Këtu te Barcelona kërkohen shumë pasimet. Duhet të kërkosh topin gjithmonë dhe të luash me një takim. Ajo tiki-taka praktikohet që te ne, të vegjëlit. Duhet të bësh driblime, por pa e tepruar shumë. Goli ka vetëm vlerë të përgjithshme, por me rëndësi është që të luash me topin dhe të dish të driblosh.

Idhulli im? Pak e vështirë, por unë do të thoja Ansu Fatin. Mesi normale, por nuk e kam këmbën e tij. Lojtarët e Barcelonës vijnë shpeshherë në stërvitje apo ndeshje të tonat. Por unë nuk i kam takuar të gjithë. Përshembull Ansu Fatin e kam takuar.

Kam ardhur këtu, ndërsa më para ishte pjesë e “Etien Academi”. Atje jam rritur shumë edhe fizikisht. Kjo falë profesor Denisit. Sidomos njëherë anën teknike, profesor Denisi e kishte pikë të dobët fare. Kanë qenë shumë lojtarë të mirë edhe aty”, ka thënë Elidion Gjika. /Sport Ekspres/

(Elidion Gjika dhe Denis Lila)

(Elidion Gjika numri 10)