Ekskluzive/ Muçi flet për “mashtrimin” te festa dhe perlën: U shuan shpresat e Partizanit atje, më tha Karabeci…hajde ti

Përtej ngjyrave dhe përtej derbit, Ernest Muçi është një talent që në Superiore duhet ta vlerësojnë shumë. Gjithmonë i vlerësuar te Kombëtarja e Shqipërisë për mënyrën sesi arrin të shënojë lehtësisht me të rinjtë, por po kthehet edhe te Tirana për të dhënë kontribut. I hyrë si zëvendësues në lojë, ndërsa ka realizuar dopietë në atë fitore të thellë me rezultatin 5-1. Më mirë se kaq, nuk mund të kishte për këtë sulmues.

Në intervistën e dhënë për “Sport Ekspres”, Muçi ka folur për derbin dhe emocionet e marra prej andej: “Ishte një mënyrë fantastike për ta mbyllur atë ndeshje, të luftuar shumë nga ne. Isha shumë i lumtur që arrita të shënoja dy gola në një atmosferë aq të bukur që na ka dhuruar “Air Albania”. Në rradhë të parë falenderoj Zotin që shënova atë gol. Te goli i pestë nuk shkova unë për ta goditur, por më tha Karabeci: “Hajde ti që ta godasësh”.

E teksa pyetet për atë “mashtrim” në festim te goli i katërt, teksa bënte me duar që “u mbyll”, Muçi e shpjegon më saktësisht: “Festimi ishte për shkak se Partizani po na sulmonte shumë në pjesën e dytë. Me atë festim doja të thoja që shpresat e tyre u shuan dhe e mendova se ndeshja u mbyll përfundimisht aty”, u shpreh sulmuesi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *