Ekskluzive/ Mensah pohon ekipin e ri pas largimit nga Partizani: Kam refuzuar disa oferta!

Lojtari që do të shpallej kampion me Partizanin në sezonin e shkuar, Emanuel Mensah, u largua nga klubi i të kuqëve me hapjen e merkatos. Shumë zëra qarkulluan në media se disa klube të Superiores kishin shpalosur ofertën e tyre për këtë futbollist.

Por Mensah do të arrinte marrëveshjen me skuadrën e MFK Zemplin Michalovce, atje ku ka qenë edhe më parë në Sllovaki. Në një prononcim të shkurtër për “Sport Ekspres”, ish-futbollisti i Partizanit pohon se është trajneri i ekipit sllovak një nga arsyet që u bind për të firmosur në këtë vend, duke refuzuar disa oferta.

“Po i kam refuzuar disa oferta. Unë doja që të shkoja sërish në Sllovaki, pasi e njoh shumë mirë trajnerin. Ai është shumë i mirë në punën e tij dhe njëri i mirë, por njëkohësisht unë kërkoja që të shijoja sërish futbollin”, ka thënë Mensah. /Sport Ekspres/