Ekskluzive/ Menaxheri i Gentian Selmanit: Ju tregoj kur largohet, e kërkojnë edhe në Bundesligë

Gentian Selmani është një nga produktet dhe prodhimeve më të mira të Superiores. Pas paraqitjeve fantastike të zhvilluara në Shqipëri, nisi aventurën e re te Menemespori.

Shumë ekipe janë të interesuar për të marrë shërbimet e Selmanit, nga elita e futbollit europian. Por ku do të shkojë ky futbollist? “Sport Ekspres” ka kontaktuar me pronarin e “Ka-Sportsmanagmet”, Rahman Kice, që menaxhon edhe Gentian Selmanin.

“Po është e vertet që ka shumë interesime për Selmanin. Ne duhet të presim dhe të vendosim me qetësi. Do të zgjedhim atë ekip që i garanton këtij lojtari vendin e titullarit. Pra që të ketë mundësinë gjithmonë që të luajë. Është ende herët që të flasim për emra konkret të ekipeve. Ka disa ekipeve që e duan në elitën e Turqisë, mes të cilëve është edhe Beshiktashi. Gjithashtu ka 2 ekipe në Seria A dhe 2 të tjera nga Bundesliga që janë të interesuar për këtë portier. Kur do të kryhet transferimi? Për mendimin tim, do të ishte më mirë në verë”, ka thënë Rahman Kice. /Sport Ekspres/