Ekskluzive/ Luga flet për skemën e Sormanit: Ka marrë idenë e Sarrit te Partizani, nuk është për Shqipërinë

Partizani ka barazuar në shifrat 2-2 ndaj Bylisit, në ndeshjen e djeshme që u zhvillua në “Air Albania”. Pas këtij hapi të gabuar, të kuqtë bënë pas në renditje, duke e lënë Tiranën që të shkëputet edhe më tepër.

Përgjegjsitë e trajnerit Sormani do të rriten së tepërmi në derbin e kryeqytetit, që do të zhvillohet pas pak ditësh. Një analizë të skemës që përdor trajneri italian, e ka bërë për “Sport Ekspres” tekniku shqiptar që po stërvit të rinjtë e Shenzenit. Bëhet fjalë për Ergys Lugën, i cili shprehet se idetë që Sormani ka marrë nga Sarri, nuk mund të praktikohen dhe të japin frytet e tyre në Shqipëri për vetë mënyrën dhe stilin sesi zhvillohet loja.

“Personalisht jam nga ato trajner që edhe kur ekipi është në avantazh nuk e njoh frikën të zëvendësoj nje sulmues dhe të fus një mbrojtës në mënyrë që të shënoj golin tjetër. Karakteristikë tradicionale e shprehjes tipike shqiptare: ”Plumbi del me plumb”. Pikërisht këtu është thelbi tek të qënurit shqiptar dhe njohja e mentalitetit të ekipit. Gjenetikisht ne shqiptarët jemi pak të vecantë nga mënyra se si përshtatemi kur na përcillet një ide loje sepse na pëlqen më shumë mënyra jonë e rutinës. Më mirë se sa një i huaj, mendoj se duhet dora e trajnerëve shqiptarë për të ndërhyrë. Mos gaboj janë trajnerët shqiptar ato që kanë kaluar në ture të Europës dhe janë përfaqësuar denjësisht në arenën ndërkombëtare dhe sot po trajnojnë dhe jashtë Shqiperisë.

Sot po shohim metodën e patriotit të Sormanit, Maurizio Sarrit, që po përdoret nga trajneri i Partizanit dhe me lojtarë të vendosur në pozicione le te themi inovative, ku në të vërtetë kanë hasur veshtirësi. U provua me Julianon dhe nuk rezultoi pozitive si koncept, mendoj që metoda e përdorur është metodë e kohës, por që në kampionatin shqiptar është disi e komplikuar taktikisht. Kjo sepse një metod e tillë duhet të jetë ide e klubit e imponuar që tek ekipet zinxhire, cka dihen problemet dhe hallet që kanë ekipet e moshave në Shqiperi ku implementimi i filozofisë është e fundit gjë që shkon në mendje në çdo klub. Në thelb kampionati shqiptar është një kampionat, nuk mund ta quaj të fortë, por shumë të vështirë nga ndërhyrjet e ashpra deri tek ana psikologjike kur përballesh jashtë fushe.

Patjetër që po të dalim në shifra dhe formaicione ai që ka dominuar vitet e fundit është 4-1-4-1 formacioni më i përshtatshëm për kampionatin tonë, ku më së miri e ka shprehur Skënderbeu i viteve te arta, ku ideja ishte mesfusha e fortë, lojtarë që nuk falin CM në fushë në marrëdhëniet 1 kundër 1 dhe sulmues goli i ndihmuar nga dy trekuartistet të cilët i kishin idetë e tyre të qarta nga ana tekniko-taktike dhe mbrojtsa anësor të cilët dubloheshin më së miri nga mesfushorët e krahut.

Strategjia e ndërtuar sot në kampionatin shqiptar është të  ”vrasim” lojën dhe fitojmë ndeshjen sepse objektivi është të shenosh 1 gol  më shumë se kundërshtari. Deri tani po shohim një kampionat i cili akoma nuk e ka thënë fjalen e vet ende, ku kemi një Kukës muskuloz në konceptin fizik, Tirana këmbëngulëse, Partizan të ekuilibruar dhe si gjithmonë nje Lac i cili është ekipi me plot gojë mund të quhet ”kocka e fort” jo vetëm e këtij sezoni, por e tillë ka qënë gjithmonë”, ka thënë Ergys Luga. /Sport EKSPRES/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *