Ekskluzive/ Lojtarët e rebeluar te Skënderbeu, flet presidenti Ardian Takaj

Një situatë paksa kaotike ishte ajo te Skënderbeu në ditën e djeshme. Teksa të gjithë prisnin nisjen e stërvitjes nga ana e korçarëve, lojtarët janë rebeluar dhe e kanë bojkotuar, për shkak të mos marrjes së pagesave.

Mbi këtë problem që mund të ndikojë edhe në garën e kampionatit të korçarëve, duke parë se ndeshja e radhës po vjen, presidenti i Skënderbeut ka premtuar zgjidhjen. “Sport Ekspres” ka kontaktuar Ardjan Takaj, i cili shprehet se gjithçka do të mbyllet ditën e sotme.

“Nesër(sot) do ta zgjidhim këtë problem që ka ndodhur. Normalisht që stërvitja do të vazhdojë ashtu si gjithmonë dhe këtu nuk ka asnjë diskutim të vetëm”, ka thënë prerë Takaj, për të kuptuar se gjithçka do të funksionoj normalisht te Skënderbeu. /Sport Ekspres/