Ekskluzive/ Largimi nga Elbasani, Gjyla: Dëshiroj të kaloj te Lushnja, pretendent për Superioren

Antonio Gjyla është një futbollist i formuar tek të rinjtë e Elbasanit, ndërsa aktualisht po stërvitet në kushtet individuale. Me afrimin e merkatos së janarit, pritet nënshkrimi i një kontrate profesioniste. Në një prononcim për “Sport Ekspres”, vetë lojtari ka dalë hapur me dëshirën e tij, për t’iu bashkuar Lushnjes. Kjo pasi edhe objektivat e këtij klubi janë të larta, për të kërkuar rikthimin në Superiore dhe mes më të mirave në elitën e futbollit shqiptar.

“Jam formuar si lojtar tek ekipi i Elbasanit duke qenë pjesë tek ekipet zinxhire te para të rinjtë. Tek ekipi i Elbasanit punonim shumë mirë nga ana taktike më shumë, por edhe fizike. Kam qenë pak i pafat me dëmtimet dhe kam pasur shumë konkurencë. Kushtet kishin vend për përmirësim dhe vendosa të largohesha vet. Për momentin jam duke u stërvitur në kushte individuale, teksa afrohet merkato e janarit. Kam shpresa të nënshkruaj një kontratë profesioniste dhe do ishte hap i madh për vazhdimin e karrierës. Ajo që dëshiroj shumë është kalimi te Lushnja, pasi është pretendent për Superioren”, ka thënë Gjyla. /Sport Ekspres/