Ekskluzive | Kruja do milionat, Flamurtari e Disiplina “heshtin”

Arsid Kruja kërkon atë çka i takon nga Flamurtari. Mesfushori shkodran ka qenë pjesë e vlonjatëve në pjesën e dytë të sezonit 2014-2015 dhe pretendimet e tij për pagat e padhëna i janë njohur edhe nga Dhoma Kombëtare e Zgjidhjes së Konflikteve. Në nëntor të vitit 2016 u vendos që Flamurtari të shlyente detyrimet e gjyqit dhe 16 mijë euro të tjera për pagat që Kruja duhet të kish marrë gjatë eksperiencës së tij me kuqezinjtë.

https://www.facebook.com/F.C.Flamurtari.al/photos/a.752279004843364/808440282560569/?type=3&theater

Ende asnjë qindarkë nuk ka kaluar në llogarinë e mesfushorit 25-vjeçar. Kruja ka pritur që Flamurtari ta zgjidhë këtë problematikë, por asnjë sinjal. Për këtë arsye shkodrani në fund të muajit gusht ju drejtua klubit vlonjat me një shkresë ku kërkohej zbatimi i vendimit që kishte dhënë Dhoma Kombëtare e Zgjidhjes së Konflikteve.

SportEkspres.com ju sjell dokumentin e dorëzuar dhe protokolluar në FSHF, ndërkohë që mësojmë se Kruja ka gati edhe hapin tjetër që do të ndërmarrë. Ai pritet t’i drejtohet Komisionit të Disiplinës që ta zbatojë vendimin. Kështu, nga momenti që kjo çështje do shqyrtohet, Flamurtari do ketë 30 ditë kohë për ta shlyer futbollistin aktual të Vllaznisë.

Nëse nuk e bën diçka të tillë, atëherë i hiqen 3 pikë dhe deri në shlyerjen e borxhit ndaj futbollistit masa përshkallëzohen. Gjithsesi mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në Disiplinë, aty ku është dërguar prej majit 2018 edhe kërkesa për ekzekutimin e vendimit të gjyqit nga Yll Hoxha, që ende nuk është shqyrtuar.

VLADIMIR PRENGA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *