Ekskluzive/ Kamberi në pritje të dokumentacioneve, ja kur do të udhëtojë për në Shqipëri

Trajneri Reja prezantoi si një afrim të shumë pritur në listën e Kombëtares emrin e Florian Kamberit. Sulmuesi që luan në Skoci ishte një nga përpjekjet më të mëdha edhe të Federatës pasi Zvicra këmbëngulte që ta mbante në kontigjentin e saj. Përtej situatës, Kamberi është gati të marrë pasaportën shqiptare në përfundimin e dokumentacioneve.

“Sport Ekspres” mëson se sulmuesi do të udhëtojë të hënën për në Shqipëri dhe bileta është prerë, fillimisht për t’u njohur me grupin e kuqezinjëve në terësi e më pas për të nisur stërvitjen. Por në pritje do të jetë pasaportizimi. Një procedurë e fundit sa u përket të dhënave, “vonoi” disi pajisjen e plotë të dokumentacioneve, ndikuar edhe nga fundjava e ditëve pushim për administratat dhe pritet të zgjidhet përfundimisht në 24 orët e ardhshme. Gjithsesi, në ndeshjen ndaj Andorës, Kamberi do të shkelë tapetin e “Elbasan Arenës” me fanellën kuqezi./Sport Ekspres/