Ekskluzive/ Jo vetëm dedikim për fitoren, ekipi në Kroaci nis ndihma për Shqipërinë

Lokomotiva e Zagrebit ia dedikoi fitoren e fundit me rezultatin 4-0 ndaj Goricas, pikërisht Shqipërisë për momentet e vështira që po kalon pas tërmeteve. Atje ku tre gola do t’i gjenin nga lojtarët shqiptarë pasi Kastrati dhe Uzuni do të shënonin dy golat e parë, ndërsa në realizimin e fundit ishte pasimi vendimtar i Indrit Tuçit.

Ndërkohë “Sport Ekspres” mëson se klubi kroat nuk përfundon këtu me misionin e saj. Tashmë janë duke u paketuar disa ndihma për të mbërritur në Shqipëri në vlerë monetare, për të dhënë një kontribut dhe për të ndihmuar sadopak familjet e prekura në vendin tonë nga katastrofa natyrore. /Sport Ekspres/