Ekskluzive/ Jasir Asani kryen edhe testet mjekësore në ekipin e ri, do të largohet nga Partizani

Jasir Asani do të largohet nga Partizani, për të nisur një aventurë të re jashtë Shqipërisë. Lënia në stol nga Franko Lerda ishte tërësisht e pamerituar për një prej lojtarëve më të mirë tek të kuqtë. “Sport Ekspres” zbulon se janë kryer edhe testet mjekësore në ekipin e ri të Asanit, teksa janë mbyllur para pak ditësh në Beograd.

Gjithçka është konfirmuar dhe lojtari do të largohet në janar. Marrëveshja është arritur për 150 mijë euro, ndërsa skuadra e re që do të kalojë Asani është nga Stokolmi. Sipas të gjitha gjasave, mund të jetë AIK shtëpia e re e Asanit, por në këtë pjesë duhet të pritet ende për t’u konfirmuar. Gjithsesi, nga janari Partizanit i duhet të bëj pa një prej lojtarëve më të mirë. /Sport Ekspres/