Ekskluzive/ Ja kur do të vijë prezantimi i Uzunit në Hungari, detajet e marrëveshjes së mbyllur

Nga Klaudio Ndreca

Myrto Uzuni është lojtari më i ri i Ferencvaroshit. Marrëveshja është mbyllur me sulmuesin e Kombëtares që mbërrin te kampionët e Hungarisë. Transferimi ka kushtuar 1.8 milionë euro ndërsa 20% të kartonit e ka ende Laçi me kurbinasit që do të përfitojnë diçka më tepër se 300 mijë euro. Kontrata e re e Myrto Uzunit te Ferencvaroshi do të jetë deri në verën e 2024 duke dëshmuar besimin e drejtuesve.

“Sport Ekspres” zbulon se në ditën e sotme lojtari shqiptar do t’i nënshtrohet testit të Koronavirust. Nëse nuk do të rezultojë i prekur nga pandemia atëherë në ditën e nesërme në mëngjes vjen edhe fluturimi drejt Hungarisë për të mbyllur testet mjekësore. Pas suksesit të madh me Lokomotivën e Zagrebit dhe Laçin, është momenti që Uzuni të tregojë vlerat e tij edhe në aventurën e re. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *