Ekskluzive/ Hyka firmos në Turqi

0

Jahmir Hyka bëhet me klub të ri: do të jetë Alaniaspori turk destinacioni i ri i shtatshkurtrit të Kombëtares sonë.

Pas javësh të tëra në pritje të ofertës së duhur, Hyka ka zgjedhur klubin debutues në Superligën turke, duke i dhënë fund pritjes.

Ditët e fundit ishte folur për një kalim te Bursaspori, përveç ndonjë sinjali nga kampionate të tjerë, por Alaniaspori ka bërë ofertën më të mirë dhe të shpejtë, ndaj është mbyllur gjithçka ditën e djeshme.

Hyka do të paguhet rreth 400 mijë euro në sezon, një shifër goxha më e lartë se ajo që merrte te Lucerna, ndërkohë që klubi zviceran do të marrë gjithashtu një shifër të vogël, pasi Hyka ishte në 6 muajt e fundit të kontratës dhe në verë largohej me parametër zero.

Në këtë mënyrë, vazhdojnë lëvizjet e futbollistëve të Kombëtares sonë, me Mavrajn që nisi i pari “valsin” e transferimeve të janarit. Ndërkaq, pritet të ketë edhe lëvizje të tjera, me Armando Sadikun në fokus.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.