Ekskluzive: Gjici nuk përmbahet, tenton goditjen e madhe

Kukësi po “gatuan” goditjen e madhe në merkato. Një sulmues, i cili garanton gola. Presidenti Safet Gjici e di formulën dhe nuk ka ndërmend të kursehet kur vjen puna te titulli kampion. Ka provuar ta ngrejë një herë atë trofe, kurse tani dëshiron ta fitojë sa më shpejt, ndaj edhe po tenton të ndërtojë një ekip dukshëm superior nga rivalët.

Njeriu që do bëjë diferencën pritet të jetë Ferhan Hasani. I njohur si “Buba” te Shkëndija e Tetovës, Kukësi është hedhur në sulm për ta afruar 28-vjeçarin bëjnë me dije burime të sigurta të “SportEkspres.com”. Për këtë po mundohet të shfrytëzojë të gjitha kartat që ka në dorë.

Një, marrëdhënia e Hasanit me Cuculin. Ky i fundit u prezantua sot dhe vendimi i tij për të luajtur me Kukësin mund të bindë edhe ish-sulmuesin e Shkëndijës të provojë për herë të parë Kategorinë Superiore. Do të vijë për të fituar trofe dhe “Këpucën e Artë”. Në Maqedoni vjet realizoi 22 gola.

Dy, situata aktuale. Merkato po shkon drejt fundit dhe për “Bubën” ka pasur shumë oferta gjatë kësaj vere. Në Turqi është përfolur Rizespori, ndërkohë që edhe nga Azerbajxhani ka pasur disa opsione. Alternativa më e mirë ishte kalimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo lëvizje për pak u realizua po të mos kishte qenë për disa çështje procedurale që ngadalësuan gjithçka. Në këto kishte Kukësi kërkon të përfitojë. Normalisht oferta financiare do të jetë e duhura që ta vendosë Ferhan Hasanin nën urdhrat e Armando Cungut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *