Ekskluzive: Gjak i ri në kombëtare, zbuloni emrat e kuqezinjve nën vëzhgim

Shqipëria nesër nis përgatitjet në Durrës dhe kjo periudhë do të të shërbejë për trajnerin Edi Reja për të parë një pjesë të lojtarëve të kombëtares, por edhe të rinj të tjerë që do të mbahen nën vëzhgim. Sigurisht duhej edhe një numër i përshtatshëm që italiani të zhvillonte seanca stërvitore normale dhe janë ftuar edhe disa lojtarë të kombëtareve të moshave.

SportEkspres.com mëson se janë tre lojtarë të Shkëndijës së Tetovës, Omar Imeri (sulmues krahu), Shefit Shefiti (sulmues) dhe Arbin Zejnullai (mesfushor qendre, organizator),  të cilët do të shihen nga trajneri Edi Reja nga afër. Veç këtyre të treve, nga Trim&Lum Struga do të jenë i ftuar edhe Blerton Sheji. Ky i fundit luan si mbrojtës i majtë.

Një tjetër i ri që do të jetë nën urdhrat e trajnerit italian është edhe mesfushori i Leganes, Kleandro Lleshi. Ky i fundit ka postuar edhe një foto në rrjetet sociale. FSHF një ftesë e ka dërguar edhe në klubin e Partizanin për Esat Malën, i cili do të jetë i grumbulluar së bashku me Lorenc Trashin dhe Bruno Telushin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *