Ekskluzive/ Gazetari gjerman në stadium për derbin: Do shkruaj në libër edhe për Tirana-Partizani!

Pa harruar këtu, që sa herë luhet një përballje e tillë në vendin tonë, kemi edhe një rritje të audiencës europiane karshi Superiores. Zakonisht janë mediat italiane ato që interesohen për të raportuar derbin e kryeqytetit të Shqipërisë, por këtë herë, ka një rast edhe më të veçantë.

Një gazetar gjerman i quajtur Hardy Grune, i joshur nga Shqipëria, do t’i dedikoj një libër vendit tonë. Në pjesën më të madhe të rasteve flitet edhe për futbollin vendas, ndërsa Grune ka vizituar thuajse gjithë stadiumet në Shqipëri.

Ndalesa e radhës do të jetë ajo në derbin Tirana-Partizani, ndërsa personi në fjalë, ka shkruar edhe për media të njohura në Gjermani si “Spiegel”. “Sport Ekspres” ka kontaktuar me të, ndërsa na shprehet se në vitin e ardhshëm do të vijë një libër, atje ku do të përfshihen edhe pjesët futbollistike të Shqipërisë.

“Është vetëm për futbollin në Shqipëri ideja, jo për atë në Ballkan në përgjithësi. Por më kryesorja është që do të jetë një libër rreth udhëtimit tim në vendin tuaj dhe do të publikohet në vitin e ardhshëm. Ka të bëj me ciklizmin tim përreth Shqipërisë, ndërsa kam takuar njerëz të ndryshëm në qytete dhe fshatra.

Unë kam folur me të për futbollin vendas dhe Shqipërinë në përgjithësi. Ideja ishte që të merrja futbollin në imazh si jeta e një vendi që ka ndryshuar në këto 30 vitet e fundit, ose diçka më shumë. Tashmë do të shkoj në derbi, për të parë Tirana-Partizani. Dua të shoh sesi do të përjetohet nga njerëzit. Gjithashtu i kam bërë edhe disa intervista me tifozët e Tiranës dhe Partizanit”, ka thënë Grune. /Sport Ekspres/