Ekskluzive/ Fotografi për Olsi Ramën, në krahun e Tiranës: Po mirë këtu do e shkrepësh?

Partizani-Tirana është gati që të ndez motorrët dhe ekipet do të zbresin në fushë në orën 19:00. Në një stadium të tejmbushur, ka shumë ovacione të zjarrta nga ana e tifozëve. Por nuk mund të mungonin edhe detajet e veçanta.

“Sport Ekspres” që gjendet në stadium, siguron edhe një batutë të bukur nga drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama. Një fotograf i ka thënë Ramës që të pozicionohej pasi do t’i shkrepte një foto. Por pa e llogaritur mirë ambientin, pasi mbrapa drejtori sportiv të Partizanit gjendeshin edhe tifozët e Tiranës. “Po mirë, këtu e gjete ta shkrepësh foton?”, ka thënë duke qeshur Olsi Rama, për të kaluar në një tjetër vend. /Sport Ekspres/