Ekskluzive/Flet babai i Elseid Hysajt: E larguam të keqen e Francës, çfarë kënaqësie kur shënon

0

Shqipëria ka marrë një fitore mjaft të bukur ndaj Islandës në “Elbasan Arena”, me rezultatin 4-2. Protagonist në këtë ndeshje ishte edhe kapiteni Hysaj, i cili arriti të shënonte edhe golin e tij të parë me Kombëtaren. Mbi paraqitjen e tij ka folur edhe babai i kapitenit, ku në një prononcim për “Sport Ekspres” është shprehur se ndihet i kënaqur me realizimin e të birit, por edhe me lojën që ka zhvilluar Kombëtarja.

“Është një kënaqësi e madhe që e shoh djalin tim të arrijë të shënojë. Suksese gjithë Kombëtares, na kënaqën me këtë ndeshje, na kanë larguar të keqen e Francës. Bravo të gjithëve. Besoj se Hysaj është një lojtar profesionist dhe deklaratat i ka bërë në mbrojtjë të ekipit. Nuk ka asnjë problem se ne me tifozët jetojmë gjithmonë. Është një kënaqësi që kemi ardhur sërish në Shqipëri”, ka thënë babai i Elseid Hysaj./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.