Ekskluzive/ Fjala dorëzim nuk njihet, Takaj: A keni parë ndonjë ekip më të mirë se Skënderbeu?

Skënderbeu ka arritur që të ndalë për herë të parë Tiranën e Egbos, që vinte pas shumë fitore radhazi, me zanafillën që nisi pas fitores në derbin me Partizanin. Triumfi u kthye si faktor psikologjik te bardheblutë, me kundërshtarët që e pësonin edhe në minutat e fundit, duke humbur përballë kryeqytetasve.

Por korçarët e mbajtën një pikë në “Air Albania” dhe me pak më shumë kujdes e duke shfrytëzuar gabimet e kundërshtarit, mund të kishin fituar. Menjëherë pas përfundimit të takimit, presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ka folur për “Sport Ekspres”, duke konstatuar se nuk ka asnjë ekip më të mirë se korçarët në këtë kampionat.

“Barazimi nuk i shërben askujt, aty 1 pikë është. Ne kishim shanset tona për të fituar në fund, ose për ta dërguar në 0-2. Të dorëzohet Skënderbeu? Po si mund të dorëzohemi ne? A ka ndonjë arsye? Ka ndonjë ekip më të mirë se Skënderbeu këtu në Superiore?

Trajneri i ka lojtarët, po ka pasur shumë dëmtime si Muzaka, Ndeki, Krasniqi dhe tani Jashanica që do të kthehet. Boll janë kaq! Optimizmi është te skuadra pasi ndeshjet i kemi zhvilluar mirë dhe rezultatet do të vijnë”, ka thënë Takaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *