Ekskluzive/ FIFA reagon për dënimin e Flamurtarit në merkato: Hiqet menjëherë vetëm nëse….

Flamurtari ndodhet në një gjendje të vështirë në kampionatin shqiptar sa i përket renditjes, por sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo, ka ardhur edhe vendimi për të dënuar klubin sa i përket merkatos nga ana e FIFA-s. Sipas këtyre të fundit, vlonjatët nuk kanë të drejtë që të transferojnë futbollistë gjatë janarit.

Por pavarësisht kësaj, lëvizje të reja po bëhen te Flamurtari. Për këtë arsye, “Sport Ekspres” ka kontaktuar me zyrtar të FIFA-s për të na shpjegur më saktësisht rastin konkret. Menjëherë na vjen edhe ky shpjegim:

“Mund të konfirmojmë që më 9 maj 2019, “Dhoma e Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve” i imponoi klubit në fjalë një ndalim për të regjistruar ndonjë lojtar të ri, kombëtar ose ndërkombëtar, për tre periudhat e ardhshme të regjistrimit të njëpasnjëshëm të lojtarëve pas njoftimit të vendimit në 20 maj 2019. Megjithatë dënimi do të hiqet menjëherë dhe përpara shërbimit të tij të plotë, pasi të paguhet shuma e duhur nga ana e Flamurtarit”, shkruhet në reagim. /Sport Ekspres/