Ekskluzive/ Del nga të gjitha parashikimet, Ylli Shameti kthehet në fushë brenda vitit

0

Aventura e Ylli Shametit nuk ka nisur në mënyrën më të mirë në Kosovë, te ekipi i Gjilanit. Trajneri Mezani e ka marrë në skuadrën që drejton duke arritur të bind një lojtar që kishte treguar besnikëri të lartë te Kukësi.

Sezonet kalonin gjithmonë dhe lojtarët më të mirë ndryshonin skuadrat në Shqipëri, por Shameti vazhdonte me verilindorët. Padyshim duke i dhënë shumë kësaj skuadre, për të arritur suksese të mëdha.

Ishte koha për një aventurë të re, që nisi menjëherë me një dëmtim serioz. Teksa ndodhej në stërvitje, një ndërhyrje e keqe ka bërë që Shameti të dëmtohej në gju. Fatkeqësisht situata rezultoi më serioze nga çfarë mendohej, ndërsa nevojitej me domosdoshmëri një operacion. “Sport Ekspres” mëson disa detaje më të veçanta, por edhe kohën e rikuperimit që është disi surprizuese.

Ndërhyrja u krye në një nga spitalet më të mira në Selanik, me një doktor gjerman që ishte i specializuar për gjurin. Operacioni ka shkuar mirë dhe rikthimi do të jetë më shpejt nga çfarë u parashikua. Mediat në Kosovë raportuan se Shameti kishte humbur thuajse gjithë sezonin, ide që u përforcua me zyrtarizimin e Veliut te Gjilanit.

Por sipas asaj që kemi mësuar, Shameti pritet që të rikthehet në fushën e lojës jo vetëm para mbylljes së sezonit, por që në këtë vit futbollistik. Sipas parashikimeve, mbrojtësi i njohur do të jetë në fushën e lojës në muajin nëntor, nëse nuk do të ketë komplikime të tjera. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.