Ekskluzive/ Broja vijon stërvitjen me ekipin e parë, Lampard e dëshiron nën urdhërat e tij për Tottenhamin

Armadno Broja i kaloi hap pas hapi të gjitha moshat me Chelsean, duke shkëlqyer me secilën prej tyre. Sulmuesi shqiptar është abonuar me golin dhe ka shfrytëzuar deri tani çdo mundësi që i është dhënë te blutë e Londrës. Mediat në Angli do e bënin prej disa kohësh se ftesa e Lampard për të do të ishte thjesht çështje kohësh dhe kështu ndodhi.

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard, ka grumbulluar futbollistin e shqiptar të stërvitet me ekipin e parë. E këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me një rastësi apo mënyrë për të motivuar lojtarin se është nën vëmendjen e vazhdueshme të klubit. Por Lampard ka diçka tjetër në mendje për Brojën, i cili edhe ditën e sotme ka vijuar seancat stërvitore me ekipin A.

“Sport Ekspres” mëson se 18-vjeçari po përgatitet për të qenë nën urdhërat e trajnerit për ndeshjen me Tottenham në fundjavë. Lampard nuk ka reshtur së besuari te të rinjtë e Chelseat , madje një gjë e tillë vërehet edhe te emrat që mbajnë veshur fanellën e bluve të Londrës. Me titullarin Tammy Abraham të dëmtuar, emri i Brojës shihet si alternativa e duhur. Golat dhe paraqitjet e bëra deri më tani e përligjin tërësisht një ftesë nga Chelsea për takimin e radhës, që do të ishte mëse e merituar për sulmuesin shqiptar./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *