Ekskluzive/ Bedri Greca për derbin: Lojtarët pa trajner sillen sipas qefit, një ditë do e luajë edhe unë

Tirana nuk është në një gjendje të mirë para derbit me Partizanin. Kjo pasi bardheblutë janë ende në kërkim të trajnerit, ndërsa në mënyrë provizore iu besua Egbos. Gjithsesi kur bëhet fjalë për një ndeshje të tillë, edhe lojtarët e Tiranës janë të karikuar në maksimum.

Për “Sport Ekspres” ka folur një ish-lojtar i Tiranës, Bedri Greca. Kontributin e tij e ka dhënë para disa kohësh për këtë fanellë, ndërsa tani po shkëlqen te Gjilani. Kur pyetet në lidhje me pjesëmarrjen në një ndeshje Tirana-Partizani dhe në një stadium si “Air Albania”, dera lihet hapur për të ardhmen.

“Trajneri është shumë i rëndësishëm në skuadër. Kjo pasi pa të në ekip lojtarët sillen sipas qefit të tyre në fushë. Gjithsesi kur bëhet fjalë për derbin, të gjithë janë të karikuar për të dhënë maksimumin e tyre, për të nxjerrë më të mirën nga vetja. Sigurisht që të gjithë lojtarët do të dëshironin të luanin një derbi në “Air Albania”. Por unë një ditë mund të luajë përsëri një Tirana-Partizani, sepse kam akoma vite përpara për të dhënë për futbollin”, ka thënë Greca. /Sport Ekspres/