Ekskluzive: Albi Alla ndryshon ekip, paga sërish super

Albi Alla ndryshon ekip në Kinë. Pas problemeve financiare të Janbian, Federata Kineze e Futbollit i la të lirë të gjithë futbollistët dhe një periudhë 7-ditore për të nënshkruar në klube të tjera kinezë. SportEkspres.com mëson se qendërmbrojtësi do të jetë pjesë e Shaanxi Chang Athletic Club.

Qendërmbrojtësi ka marrë ditën e sotme një ofertë nga klubi që zëvendëson Yanbian Funde në ligën e dytë dhe e ka pranuar. Kështu ai mbetet në kontinentin aziatik dhe për më tepër ka marrë një kontratë mjaft të mirë në aspektin financiar.

Burimet pranë lojtarit bëjnë me dije se do të përfitojë shumën e 200 mijë dollarëve dhe kontrata do të jetë 1-vjeçare. Kjo lëvizje u mundësua nga menaxheri Franci Bode, i cili ishte ndërmjetës edhe për kalimin e Allës te Janbian.

VLADIMIR PRENGA

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *