Ekipi i Serisë A me COVID-19: Ka 15 të prekur te Sampdoria, mund të jenë edhe më shumë

Në Itali vazhdon përhapja e Koronavirusit dhe ekipet e futbollit nuk kanë ngelur pa u prekur nga pandemia. Më serioze duket gjendja te Sampdoria, atje ku janë prekur 15 persona në klub, me një numër që mund të jetë edhe më i madh pasi ka edhe lojtarë që janë të frikësuar të marrin përgjigjen.

Situatën tmerruese e përshkruan mesfushori i ekipit të Serisë A, Akub Jankto, i cili shprehet: “15 veta janë prekur në skuadrën tonë. Numri mund të jetë edhe më i lartë. Ndoshta kam virusin dhe nuk e di akoma, mundohem të mos mendoj për këtë, megjithëse kam pasur kontakt të drejtpërdrejtë me shokët e skuadrës me ata që kanë dalë pozitv. Situata po përkeqësohet dhe nuk e di askush se kur do të mbyllet. Nuk jam i sigurt që jam i shëndetshëm, por shpresoj të mos jem i infektuar”, tha Jankto. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *