Ekipet e Superiores të mendohen dy herë, tremb paga e Sebino Plakut te Llapi

Sebino Plaku është vënë në fokusin e dy klubeve shqiptare, Partizanit dhe Teutës. Këto dy skuadra kërkojnë ta sjellin sulmuesin sërish në Superiore, por një gjë e tillë nuk pritet të jetë edhe aq e lehtë. Fillimisht Llapi nuk do e lërë futbollistin të lirë pa mbushur arkat e saj, ndërsa një pengesë tjetër madhore është edhe paga e Plakut.

Ky i fundit paguhet 5000 euro në muaj te klubi i Llapit dhe një rrogë e tillë patjetër që është një shqetësim për ekipet e kampionatit shqiptar, duke ditur që buxheti i tyre nuk është edhe aq i lartë. Informacionin mbi pagën e ka dhënë vetë trajneri Batatina, që ka treguar se sulmuesi 34-vjeçar e merr gjysmën e pagesës në dorë, ndërsa në vit shifra që shkon për të është 60000 euro./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *