“Ejani mbështesni Flamurtarin, FSHF kujdes!”, Skënderbeu karikon vlonjatët

Flamurtari pret Skënderbeun të dielën, ndërkohë që në Vlorë po përgatiten me seriozitet për ta kaluar me sukses këtë sfidë. Me Korçarët është një ndeshje ndryshe, të paktën kështu e përjetojnë ata më fanatikët.

“Flota Kuq e Zi” do të jetë në stadium dhe bën thirrje për mbështetje masive. Gjithashtu ultrasit kuqezi kanë një mesazh edhe për Federatën Shqiptare të Futbollit. Lidhet me gjykimin dhe ata kërkojnë që të jetë një arbitër i FIFA-s dhe të mos jetë i njëanshëm.

“E diel po afron. Flota rikthehet më e fortë se kurrë. Çunat na thërrasin për mbështetje. FLAMURTARI-gocat e bulevardit, ora 17:00. Flota i bën thirrje çdo anëtari të jetë i pranishëm këtë ndeshje. Mblidhemi te pallati i sportit, ora 15:30, dhe hyrja në stadium bëhet në orën 16:15. Së bashku t’ua këndojmë këngën. Aty për Flamurtarin. Aty për Qytetin. Aty, vetëm kundër të gjithëve.

I bëjmë thirrje FSHF-së që të dërgojë arbitra të FIFA-s dhe arbitrimi të jetë korrekt, në të kundërt nuk do mbajmë përgjegjësi për çfarë do të ndodhë. Mos prishni garën. Të bashkuar për Flamurtarin tonë”, shkruhet në njoftimin e grupimit ultras që mbështet Flamurtarin.

BILETAT – Prej ditësh ka dalë njoftimi për çmimin e biletave për përballjen Flamurtari-Skënderbeu. Ato janë të zakonshmet, ndërkohë që për femrat hyrja do të e lirë. Më poshtë mund të njiheni me çmimet e biletave sipas sektorëve.

Tribuna qendrore – 700 Lekë të reja
Tribuna A&B – 400 Lekë të reja
Tribuna C&D – 200 Lekë të reja
Tribuna (Miqtë) – 300 Lekë të reja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *