Egnatia zgjidh “qesen”, Hazbiu: Ta harrojmë Besën, u bë ajo që nuk duhej!

Nëse do të fitonte me Besën në ndeshjen e javës së 16-të, Egnatia do ishte më pranë Bylisit në luftën për kreun në Grupin B të Kategorisë së Parë. Por në pjesën e dytë, futbollistët treguan se diçka kishte mes tyre e drejtuesve dhe aty Besa gjeti tre herë rrugën e rrjetës duke marrë tri pikët. Kanë kaluar pesë ditë nga kjo situatë dhe Bashkia si pronare e Egnatias dje dhe sot ka bërë pagesat e prapambetura, të cilat ishin shkaku i tolerimit në Kavajë.

Për këtë situatë, sekretari i FK Egnatia, Petrit Hazbiu, deklaron për SportEkspres.com se pagesat u mbyllën sot. “Janë likuiduar pagesat e muajit dhjetor dje dhe sot, ndërsa për muajin janar Bashkia ka garantuar fundin e kësaj jave. Nesër, Presidenti Beqir Nuredini ka një takim me skuadrën e stafin, ku do të qartësohen shumë gjëra për vazhdimësinë”, ishte kjo deklarata e sekretarit Hazbiu, i cili nuk e harron ngjarjen e Kavajës.

Petrit Hazbiu, i pari djathtas

“Futbollistët nuk u sollën si profesionistë në atë ndeshje. Në pjesën e dytë ata prisnin konfirmimin për pagat, e duke qenë se ai nuk u erdhi, bënë atë që nuk duhej bërë. Nuk u treguan profesionistë, por tashmë kjo situatë mendohet e kaluar dhe vëmendja është te përgatitjet për ndeshjen në Cërrik, që është vlerësuar tërësisht për fitore. Nuk kemi hequr dorë nga pretendimet për kreun e grupit, pasi faza e tretë na mundëson gjithçka”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *