Egnatia vijon me përforcimet, vijnë dy nga Brazili

Egnatia krejt papritur përforcohet edhe me dy futbollistë nga Brazili, duke vazhduar të punojë në heshtje dhe të investojë tek të rinjtë, që deri tani ka shkëlqyer, sepse afrimet e verës së shkuar janë përshtatur shumë mirë në Rrogozhinë.

Klubi debutues në Kategorinë e Parë ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin Aleksander Akinduro do Karmo Akingbulugbe, me emrin sportiv Aleksander, mbrojtës 20-vjeçar, i aftë të luajë në qendër dhe në të majtë.

Futbollisti i dytë i afruar është Lukas Silva Gomesh, i cili është mesfushor ofensiv.

Të dy do të prezantohen sot, ndërsa kanë zbarkuar që mbrëmë në aeroportin “Nënë Tereza”, ku janë pritur nga drejtuesit e Egnatias dhe kanë pozuar me fanellën e re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *