Egnatia rrëmben fitoren në Fier, e nderon kapiteni… i Apolonisë

0

Egnatia ka marrë një fitore me shumë vlerë sot në transfertën e Fierit, ku ka mundur minimalisht skuadrën e Apolonisë. Në një ndeshje me mjaft rivalitet, skuadra nga Rrogozhina ka mundur që të dalë me pikë të plota nga kjo sfidë.

U është dashur që të presin deri në sekondat e fundit të ndeshjes tifozëve të Egnatias, pasi goli është shënuar në minutën e 90+4. Ishte kapiteni i fierakëve, Nako, i cili në tentativë për të larguar topin e ka çuar në fundin  rrjetës së tij.

Me këtë sukses Egnatia shkon në kuotën e 16 pikëve dhe vijon ndjekjen e Besës. Në anën tjetër Apolonia mbetet në kuotën e 10 pikëve.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.