Egnatia pret Dinamon, kthehet nga Partizani Okebugu

Fatmir Efica

Vladimir Gjonaj mund të futet tashmë në listën e trajnerëve më të suksesshëm që ka pasur Egnatia në historinë e saj. Viti 2017, mund të konsiderohet për futbollin rrogozhinas në tërësi dhe për teknikun Gjonajn në veçanti, i paharruar për kulminacionin e dy sukseseve të bukura. Shpalljen kampionë në Kategorinë e Dytë në fund të sezonit të kaluar dhe zënien e vendit të dytë në gjysmën e parë të këtij sezoni në Kategorinë e Parë. “Tani na duhet vërtetë një impenjim shumë më serioz. Duke filluar nga sot me Dinamon kërkohet të jemi një skuadër me grintë e kolektivitet shembullor në fushë e mbi të gjitha të mos shfaqim asnjë lloj euforie prej efektit aktual që ka renditja kur ne jemi me një diferencë të madhe pikësh përpara Dinamos. Futbollistëve gjatë tërë kësaj periudhe ua kam thënë që alternativa jonë është e qartë si drita e diellit. Fitorja vjen duke dhënë më të mirën në fushën e lojës. Vetëm kështu do të mund të kapërcejmë pengesën e parë të ristartit të kampionatit që është Dinamo e më tej të vijojmë sikurse bëmë në gjysmën e parë të këtij sezoni ruajtjen e konsolidimin e ciklit të vazhdimësisë pozitive.

SKUADRA – “Disa ndryshime në formacion do t’i kemi të kushtëzuara pikërisht nga ajo që është më kryesorja, forma e çdo njërit prej lojtarëve. Do të luajë nga fillimi Beji Antoni, mesfushori që e ka rritur ndjeshëm cilësinë e lojës së tij. Do të luajë Henri Okebugu, mesfushor që ka disa ditë që stërvitet te Partizani e ka mësuar dhe regjimin të avancuar te një ekip që luan në Superiore. Me Egnatian paraqitja e këtij futbollisti ka qenë shumë pozitive. Largimi i këmbëshpejtit Samet Gjoka do të dublohet nga klasi dhe energjitë e këtyre dy lojtarëve nigerianë të cilët në fushë bëjnë profesionistin. Rezultatet kaë qenë të qarta në 12 javë kemi pësuar vetëm pesë gola, – nënvizoi trajneri Gjonaj. “Në fazën e parë ne arritëm një fitore të pastër ndaj Dinamos në Pezë. As më pak e as më shumë udhëzimet tona janë të qarta që edhe sot të përsërisim të njëjtin sukses karshi kësaj skuadre. Synojmë një fitore të radhës që dua të ja kushtojmë totalisht tifozerisë së mrekullueshme të rrogozhinës e cila na ka mbështetur fuqishëm”, – mbylli Gjonaj.      

Formacioni i mundshëm: Haremi, Vogli, Rexhepaj, Nako, Bakiasi, Baholli, Anthoni, Okebugu, Selimaj, Mile, Agbodike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *