Egjipti e mbyll me zhgënjim, Arabia Saudite çfarë autokritike!

Pas turpit ndaj Rusisë, Arabia Saudite e bëri një kthesë me humbjen minimale ndaj Uruguait  por reagimi i madh erdhi sot.

Triumf 2-1 ndaj Egjiptit, në një ndeshje pa vlerë më teori, por që vlente shumë për dy vendet, që në Botëror nuk kanë lënë kurrë gjurmë për mirë.

Egjipti e nisi mirë dhe Salah gjeti golin, duke konfirmuar se është ai ylli i madh i Egjiptit, por rreth tij ka mediokritet.

Pasi humbi raste të mira, në fundin e pjesës së parë Egjipti pa t’i jepeshin 2 penallti rresht kundër.

Të parën e priti portieri legjendar Elhadari, 45 vjeç, por e dyta shkoi gol.

E pjesën e dytë vetëm Arabia Saudite në fushë, me lojë e raste dhe në shtesë erdhi goli i merituar, me Egjiptin që largohet pa pikë dhe mbetet pa fitore në Kupën e Botës, në 3 pjesëmarrje.

Standings provided by Sofascore LiveScore


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *