“Egbo më i miri“, Matraxhiu ngre në qiell Tiranën: Janë superfuqi e kampionatit, nuk është çështje fati

Fitorja e djeshme kundër Skënderbeut e dërgon Tiranën me njërën dorë te titulli kampion. Bardheblutë vazhdojnë të dëshmojnë formën e jashtëzakonshme këtë sezon, ku kanë bërë si askush tjetër më parë. Menaxheri shqiptar, Andi Matraxhiu, ka komentuar për “Syri TV“ ekpin kryeqytetas, të cilin e quan si një superfuqi të kampionatit. Merita shkojnë edhe për trajnerin Egbo, që sipas Matraxhiut është më i miri në Superiore.

“Tirana është superfuqi e këtij kampionati dhe kjo nuk është për t’i bërë qejfin, por realitet. Tirana e ka bërë disa herë përmbysjen dhe nuk është çështje fati. Mendoj se ka një trajner si Egbo, që me gjithë respektin që kam për trajnerët e tjerë, është më i miri i kampionatit.

Ngo– Nuk është vetëm çështja e golave, por Ngo punoi shumë mirë dhe në lojë. Ai tregohet cinik përpara portës. Ka dhe lojtarë të tjerë të mirë te Tirana, ku mund të them që Batha është një nga mesfushorët më të mirë në Shqipëri. Ai është një lojtar potent, mund të them që është një lider te Tirana”, ka thënë Matraxhiu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *