Egbo i dërgon mesazh Halilit nga Turqia: Na duhet një mbrojtës, nuk do të jemi si në dhjetor

Tirana i ka mbyllur tre miqësoret në Turqi për fazën përgatitore përpara vazhdimit të kampionatit në Superiore. Takimet e zhvilluara kanë qenë pozitive për bardheblutë, në logjikën e rezultateve të mira që kanë marrë në drejtimin e Egbos.

Por deri tani kemi dëgjuar shumë në media për afrime të bujshme që mund të bëj Tirana, me dëshirën e madhe për të fituar titullin për 100-vjetor, megjithëse kemi pasur vetëm disa largime. Për këtë arsye, në intervistën e dhënë për “Top Channel”, Egbo i dërgon mesazh presidentit Halili për të marrë një mbrojtës në merkato. Gjithashtu theksohet se Tirana nuk mund të vazhdojë dhe mbajë menjëherë ritmin krahasuar me periudhën e dhjetorit, megjithëse ndihet gai për vazhdimin.

“Skuadra është paraqitur mirë, në 3 miqësoret e zhvilluara më ka pëlqyer, pavarësisht humbjes në ndeshjen sot. Lojtarët po stërviten si duhet dhe mund të them që jemi gati për të vijuar kampionatin. Sot më ka pëlqyer ekipi në pjesën e parë, por edhe në të dytën. Mund të them se nuk do të jemi si në dhjetor, por ndihemi gati për të vazhduar Superioren.

Kemi pasur dy largime në mbrojtje. Nuk kam folur me presidentin në lidhje me merkaton por mendoj që do afrohet minimum një futbollist që mund të luaj në qendër dhe në krah. Na duhet një mbrojtës!”, shprehet Egbo. /Sport Ekspres/