Në “Air Albania Stadium” Tirana nuk mundi të marrë më tepër se një pikë ndaj Skëndërbeut. Korçarët madje ishin të parët që realizuan gol me anë të Bregut në pjesën e parë. Tirana zgjohet në të dytën dhe shënon me Torasën ndërsa kërcënimet e portës vinin sa nga një anaë në tjetrën. Në fund të dy skuadrat nuk i kënaq barazimi pasi Tirana synon kreun ndërsa Skëndërbeu të ringrihet nga gjendja e vështirë. Megjithatë njeriu i ndeshjes mbetet Emanuel Egbo. Trajneri i ideve këtë herë ndoshta u tradhëtua nga fati apo një shpërqendrim i momentit i lojtarëve, ca i kushton disa pikë që në dy ndeshjet e radhës mund të bënin diferencën. I ftuar në emisionin “Zona Gol’’ trajneri i bardhebluve jep analizën e detajuar pas ndeshjes, atëherë kur edhe situate është më e qetë.
“Shqipen e kam mësuar nga Ard Mema, por flisja dhe anglisht me të. Kështu deshi Zoti ndaj Skënderbeut, por më duhet të përgëzoj djemtë për lojën. Kemi pësuar një gol shumë skandaloz pas rrëshkitjes së Dokës. E kam përsëritur disa herë që te Tirana nuk ka ekip të parë apo të dytë, por jemi të gjithë bashkë. Donim ta zgjidhnim ndeshjen në mënyrë individuale dhe kemi gabuar. Do ta takoj Halilin dhe ta sqaroj për zëvendësimet, se gjithmonë më pyesin për ktë gjë, por nuk i bëj kot zëvendësimet. Po flasim për Skënderbeun, ekipin kampion të shumë viteve radhazi në Shqipëri, jo për ekip të Kategorisë së Parë”, u shpreh Egbo. /Sport Ekspres/