Egbo flet para dy ndeshjeve delikate: Halili nuk ndërhyn në formacion. Partizani? As nuk e di fare…

Tiranën  pret një përballje delikate ditën e premte kundër Kukësit, ndaj të cilëve duket se do të rivalizojnë deri në fund në luftën për titull. Por për t’ia bërë punën më të vështirë mendon kalendari, teksa një javë më vonë do të masë forcat në derbin e kryeqytetit me Partizanin. I pranishëm në konferencën për shtyp përpara takimit, Egbo është gjendur përballë gazetaëve për të shuar kureshtjet e tyre.

Sipas asaj që raporton “Balkanëeb”, trajneri i bardhebluve flet për përballjen ndaj verilindorëve, por vendos të mbajë të fshehtë strategjinë e planifikuar për të dalë me tre pikë nga “Air Albania”. Egbo anashkalon tërësisht derbin, teksa shprehet se nuk është në dijeni se më kë do të luajë pas Kukësit. Gjithashtu përgjigje u ka dhënë edhe pyetjeve mbi presidentin dhe shprehet se nuk ka asnjë presion nga ky i fundit, ndërsa mohon edhe supozimet për një ndërhyrje të Halilit në formacionin e bardhebluve./Sport Ekspres/

Pritshmëritë e tifozëve
“Tifozët janë tifozë, ne jemi sportistë. Nuk duhet të mendojmë si tifozë. Duhet të futemi në fushë dhe të japim 100% tonë. Të treja rezultatet janë brenda. Do tentojmë të japim maksimumin dhe shpresojmë në fund të marrim atë që duam”.

Gjendja gripale, a do rikuperohen lojtarët e tjerë, pasi Ngo ishte disi më mirë?
“Edhe tre të tjerët kanë bërë pak vrapim sot, mendoj që nesër ata do jenë gati për ndeshjen”.

Çfarë ka Tirana më shumë se Kukësi?
“Kemi strategjinë tonë, duhet të kemi atë grintë, durim, mosdorëzim, sakrificë, atë duhet të bëj ekipi im. Nuk e di çfarë ka kundërshtari, pasi flas për ekipin tim”.

Ku do ta godisni Kukësin?
“Ne e dimë si skuadër se çfarë do të bejmë. Nuk kam për të nxjerrë strategjinë time për nesër, ajo do duket në fushë”.

Presion nga deklaratat e presidentit?
“Nuk ka asnjë presion. U takuam dhe u sqaruam. Ai ka reaguar pas ndeshjes, e kuptoj çfarë ka thënë. Ai nuk është se ka folur keq. Është çdo gjë brenda familjes, nuk ka asnjë presion dhe asnjë problem”.

Kukësi dhe Partizani, javë vendimtare për sezonin?
“Kemi ndeshje me Kukësin, pastaj do flasim për ekipin tjetër. Nuk e di fare me kë e kam ndeshjen tjetër, kur të mbarojmë këtë me Kukësin, do shohim kalendarin dhe do të përgatitemi”.

Kritikat e presidentit do ndikojnë në formacion?

“Nuk kam parë asnjë kritikë, nga ato që ka thënë presidenti. Jemi të qetë, dhe jemi një klub i qetë. Duke filluar nga presidenti deri të punëtori i fushës, jemi të qetë. Në fund të kampionatit do të bëjmë llogaritë tona”.

9 fitore dhe 1 barazim, a është motivim?
“Normalisht, që janë të njëtët lojtarë që kanë marrë këto rezultate dhe kjo ka bërë të rritet: uniteti, harmonia, vetbesmi, uria. Ekipi ka krijuar një identitet që dhe barazimin e quan një rezultat jo të mirë. Kam besim te grupi, dhe çdo lojtar që futet kam besim se do japë maksimumin. Me ndihmën e Zotit do marrim atë që meritojmë”.

Kë do i hiqnit Kukësit?
“Nuk dua të përmend emra fare. Unë si trajneri i Tiranës flas për ekipin tim”.

A ju ndërhyn Halili në formacion? “Jo”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *