Efenberg kundër Levandovskit: Bajerni duhet ta largojë

Kritikat e shpeshta të Robert Levandovskit në adresë të Bajenrit në këtë sezon kanë nisur të bëhen shqetësuese në klubin rekordmen të titujve në Gjermani. E fundit nga polaku ka ardhur për revistën “Spiegel”, ku ai ka kritikuar politikën e klubit për të mos shpenzuar miliona në merkato.

Por Efenberg ka kritikuar sjelljen e sulmuesit dhe i ka sygjeruar Bajernit shitjen e tij. “Bajerni nuk ka nevojë për yje të tillë si Levendavski, ndaj bën mirë të ndahet sa më shpejt prej tij”

“Kritikat e Levandovskit nuk qëndrojnë, Bajerni nuk mund të shpenzojë 100 milionë apo 150 milionë euro për një lojtar. Me kritikat e tij Levandovski po ofendon dhe shokët e ekipit. Sipas tij shokët e ekipit nuk kanë cilësinë e duhur për të fituar Ligën e Kampioneve dhe kjo është e gabuar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *