Efekti Nejmar, Reali do të “prangosë” edhe Iskon

0

Një ndër lojtarët kyçë të Realit të Madridit, mesfushori Isko, do të rinovojë me klubin madrilen ditët e ardhshme. Transferimi i Nejmarit te PSG ka tronditur gjithë klubet e mëdhenj, që tashmë shohin me frikë nga sheikët, ndaj në Spanjë po e kuptojnë se duhet të bëjnë shumë kujdes, sidomos me klauzolat për prishjen e kontratës.

Nëse deri para pak vitesh klauzolat 150 milionë e lart i bënin njerëzit të qeshnin, tashmë 222 milionë eurot e paguara për Nejmar ndryshojnë përgjithmonë futbollin dhe Reali do t’i ofrojë një rinovim deri në vitin 2021 Iskos, me klauzolë për prishje kontrate 700 milionë euro. Në marrëveshje do të ketë edhe opsion për një vit shtesë në kontratë, ndërsa Isko do të fitojë 6 milionë euro neto në sezon.

Strategjia e Realit është e qartë: askush nuk ikën nëse nuk dëshiron Reali. Ekipi i parë ka klauzola të frikshme, mbi 500 milionë çdo lojtar, por tashmë edhe te ekipi B ka lojtarë me klauzola deri në 300 milionë euro për prishje kontrate.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here