Efekti Mourinjo/ Dele Alli shpërthen pas zëvendësimit, shishe me ujë dhe pak meditim

Totenhemi ka luajtur përballë Leipzig në Champions League, duke u surprizuar në atë humbje me rezultatin 0-1. Goli i vetëm i takimit erdhi nga Werner në minutën e 58, që nuk mund të gabonte nga pika e bardhë e penalltisë. Topi do të shkonte në rrjetë, pavarësisht se portieri Loris e kuptoi krahun.

Në ekipin e anglezëve ka pasur edhe një moment shpërthimi, atje ku Dele Alli është zemëruar pas zëvendësimit nga Murinjo. Në minutën e 64 të takimit, mesfushori i Anglisë i ka lënë vendin Ndombeles. Menjëherë ka ardhur përplasja e shishes në tokë dhe hedhja e këpucës që mbante veshur, ndërsa për një moment edhe ka medituar me veten. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *