Efekti Lampard, Çelsi heq talentin nga “kthetrat” e Bajernit

0

Kallum Hadson-Odoi ishte zhgënjyer nga trajtimi që i bënë në Londër dhe diskutoi për një kohë të gjatë largimin, me Bajernin që ishte gati ta rrëmbente. Ardhja e Fremk Lampard ka ndryshuar gjithçka. Siç e ka pohuar edhe në media, tekniku i ri e dëshiron shumë qëndrimin e talentit dhe i ka siguruar atij më shumë aktivizim.

Vetem 18-vjec, por Hodson-Odoi i ka mahnitur te gjithe ne Angli me paraqitjet e tij. Vlera minimale – 35 milione euro

E gjithë kjo ka sjellë bindjen e sulmuesit për të firmosur një kontratë të re afatgjatë me klubin ku u rrit. Marrëveshja e tij aktuale skadon verën e ardhshme dhe Çelsi kishte jo pak frikë për largimin e tij.

Granovskaia dhe Lampard janë vënë në aksion dhe kanë arritur ta mbajnë 18-vjeçarin. Mediet ishullore raportojnë se brenda pak ditësh gjithçka do jetë zyrtare. Ndërkohë, Odoi për momentin po rikuperohet nga një dëmtim, që do e mbajë jashtë fushave deri në tetor.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.