Efekti kundërt/ Safet Gjici kundër rrymës: Nuk do bëjmë asnjë blerje, do na prishej klima e skuadrës

Teksa Kukësi është ende në Antalia dhe po përgatitet për vazhdimin e kampionatit, presidenti i ekipit, Safet Gjici, ka folur për mediat sa i përket vazhdimësisë së verilindorëve. Atje është thënë se nuk do të ketë ndërhyrje në merkaton e janarit, pasi kjo mund të ndikojë dhe jap efektin e kundërt, për të prishur frymën e skuadrës.

“Ekipi jonë është i mirë dhe ju e keni parë vetë. E vetmja gjë që na pengon ne është stadium dhe mungesa e tifozëve tanë. Nëse do t’i kishim edhe këto, atëherë do të ishim nja 10 pikë përpara në vendin e parë. Gjithashtu jemi të vetëm pasi Bashkia nuk ka ndonjë fuqi të madhe për të na e dhënë një dorë. Gjithsesi duhet të shohim përpara, mesa kuptoj unë nga futbolli, nuk kemi nevojë për ndërhyrje. Mund të blinim ndonjë futbollist, por do të na prishej klima e skuadrës”, ka thënë Gjici. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *